E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi betohet sot në seancën e Kuvendit

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare. Mësohet se Idrizi do të kryejë betimin, duke iu bashkuar tanimë deputetit tjetër të kësaj partie, Dashamir Tahiri. Ish-deputeti i Partisë Socialiste pas betimit do të sqarojë përmes një deklarate edhe arsyet se pse pranoi të futet në Kuvend. Deputeti Idrizi u zgjodh për herë të parë deputet në Tiranë, ndërsa për herë të dytë u zgjodh si deputet në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Vlorës. Idrizi, vetëm pak ditë më parë, deklaroi publikisht largimin nga Partia Socialiste dhe krijimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Idrizi do të jetë deputeti i 76 i Kuvendit, pasi 74 i ka mazhoranca dhe i 75 është Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›