Pritet të realizojë reformën e uljes së taksave
Qeveria e re e koalicionit në Gjermani është betuar dje pas zgjedhjes formalisht të Angela Mekelit si Kancelarja e re e vendit për një mandat të dytë qeverisës që do të zgjasë 4 vjet. Qeveria e re e koalicionit përbëhet nga Partia Kristian Demokrate e Merkelit, CDU dhe demokratët e Lirë, FDP. Kjo qeveri ka premtuar menjëherë një reformë kontradiktore në lidhje me reduktimin e taksave, në një përpjekje të qeverisë për të shtuar rritjen ekonomike dhe për të dalë përfundimisht nga kriza më e rëndë në vend që pas Luftës së Dytë Botërore. Por, ideja e reduktimit të taksave është dënuar nga partitë opozitare gjermane dhe disa nga guvernatorët rajonalë. Presidenti i vendit, Horst Koehler, e këshilloi koalicionin që të ishte aktiv në lidhje me marrëdhëniet me Europën dhe integrimin. "Gjermania duhet që të jetë një nga kombet që kontribuon më shumë në ecjen përpara të Europës", deklaroi Presidenti në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës nga ana e Merkelit. Kjo e fundit u votua për postin e saj nga 323 anëtarë të Parlamentit, ndërkohë që 285 ishin kundër dhe 4 abstenuan. Merkel ka qenë shumë e qetë dhe thjesht ka falënderuar të pranishmit për besimin që treguan me votën e tyre. Më pas, ajo ka kryer edhe betimin tradicional.
Merkel, për të formuar koalicionin qeveritar me konfiguracionin e ri politik të dalë nga zgjedhjet e shtatorit, është detyruar që të bëjë koalicion me FDP-në dhe t‘u janë përfaqësuesve të saj disa poste të rëndësishme në kabinetin qeveritar. Katër vitet e fundit, ajo ndau pushtetin me të majtët në të ashtuquajturin koalicioni i gjerë. Por, këtë herë, ndryshe nga më parë kur ishte në mandatin e parë, Merkel është shumë më e sigurt në pozicionin e saj të mbështetur edhe nga një popullaritet shumë i lartë dhe pritet që të marrë vendime drastike në të ardhmen e afërt. Por, ndërsa Merkel është forcuar, ekonomia gjermane ndodhet në një situatë aspak të mirë dhe kjo nuk mund të jetë në favor të saj. Ndërkaq, planet e koalicionit janë kontradiktore. Një prej këtyre kontradiktave është reduktimi i taksave në kërkim të rifitimit të rritjes ekonomike dhe kjo, pavarësisht një deficiti shumë të madh buxhetor që ka Gjermania.