E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi flet për koalicion me PS-në, por merr drejtoritë e lëna nga LSI-ja

idriziPDIU e Shpëtim Idrizit është duke negociuar me PD-në për të marrë drejtimin e disa prej drejtorive të lëna nga ana e LSI-së, pas daljes nga mazhoranca. Gazeta Dita bën me dije se Idrizi ka mundur të sigurojë drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore(AKBN), një drejtori kyçe për licencat në sektorin energjetik dhe të shfrytëzimit të karrierave.

Përveç kësaj drejtorie, PDIU ka mundur të marrë edhe RISHMI-n, i cili është reparti përgjegjës për inspektimet në biznesin prej miliona eurosh të minierave. Një drejtori e konsideruar shumë e rëndësishme, për vetë faktin se licencon ose penalizon në biznesin fitimprurës të minierave në Shqipëri.

Dita Bën me dije se Idrizi po negocion për të marrë edhe gjashtë drejtori të tjera. Kjo ndodh në kohën kuër Idrizi ka shfaqur shenja solidariteti dhe bashkëpunimi me PS-në, aq sa flitet edhe për një koalicion të mundshëm me socialistët./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›