Topi i përgjigjet Mustafa Nanos, Andrea Stefanit dhe Mero Bazes
Pas Edi Ramës dhe Ilir Metës, edhe ish-presidenti Bamir Topi, tashmë kryetar i FRD-së, iu është përgjigjur pyetjeve të Mustafao Nanos, Mero Bazes dhe Andrea Stefanit, bërë në gazetën Dita.
Mustafa Nano: Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?
Duke pasur respekt dhe një njohje me të, do t’i thoja Mustafait, se më është dashur aq kohë sa i është dashur dhe vetë atij për t’u shkëputur. Çdo njeri e pozicionon arsyetimin në funksion të kohës. Çështja e kohës është çështje relativiteti…
Andrea Stefani: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën?
Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe mendimi i parë që na vjen në këto momente është fakti se nevoja e së djathtës aktuale është të reformohet dhe të modernizohet. Kjo është dhe arsyeja që ne jemi larguar nga ajo parti tek e cila kemi dhënë kontributin tonë për shumë vite. Reformimi i të djathtës është parësor. Mendoj se kemi të bëjmë me një çështje shumë komplekse për t’u trajtuar…
Mero Baze: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër, a do të bëni koalicion me PD-në?
Unë jam shprehur qartë, nëse Partia Demokratike do të shkëputet jo thjesht nga individi Berisha, por nga psikologjia që ai ka ndërtuar së bashku me grupin e tij, natyrisht që gjërat janë për t’u diskutuar…/b.l