Idrizi hyn në Kuvend me kushte
30/10/2009 Deputeti i PDU-së paraqet programin. Kërkesat për qeverinë dhe Parlamentin
“Nuk do të japim mbështetjeje të pakushtëzuar, por do të votojmë ligjet për integrimin”
Deputeti i Partisë Drejtësi dhe Unitet Shpëtimi Idrizi ka çuar në 76 numrin e deputetëve të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, duke thyer në këtë mënyrë bojkotin e punimeve të Parlamentit nga opozita. Që në ditën e parë të pjesëmarrjes së tij në Parlament, pas betimit të deputetit, në kuadër të realizimit të programit të partisë së tij, ai nuk ngurroi të bëjë propozime konkrete për ligjvënësit si dhe kushtet e bashkëpunimit. Prioritet kryesor të programit të partisë, ashtu siç do ta qartësonte edhe vetë deputeti Idrizi, është çështja kombëtare e veçanërisht ajo e popullsisë çame. “Do të propozojmë që diplomacia jonë të negociojë pikësëpari amendimin e ligjeve greke të viteve ’80, që do të lejonte riatdhesimin në Greqi të të gjithë çamëve dhe rifitimin e të gjitha të drejtave të humbura prej gjenocidit grek. Pra, ne nuk duam thjesht kompensim pronash. Do të punojmë për përpunimin e një studimi fizibiliteti nga një studio ndërkombëtare britanike dhe dhënia e një zgjidhjeje juridike për çështjen çame dhe të pronave të shqiptarëve në Greqi”, - tha Idrizi, duke paralajmëruar dërgimin e çështjeve në gjykatat ndërkombëtare. Po ashtu Idrizi tha se do t’i propozojë Parlamentit miratimin e një rezolute për çështjen çame dhe qeverisë vendosjen e një lapidari përkujtimor në varrezat e fshatit Klogjer, si dhe akordimin e fondeve për shtëpinë-muze të Hasan Tahsinit. Në shkëmbim të bashkëpunimit për realizimin e tyre, ai premtoi dhënien e votës “pro” atyre ligjeve që e përshpejtojnë integrimin e vendit. “Por ne nuk do të japim asnjë shumicë, pra mbështetjeje të pakushtëzuar, veçanërisht kur mund të cenohet sadopak interesi kombëtar”, - tha ai. Idrizi nuk la jashtë vëmendjen as bojkotin e opozitës, për të cilën ai propozoi gjendjen e rrugëve për të vendosur kontaktet mes saj dhe mazhorancës dhe se të gjitha palët duhet të lëshojnë nga pozicionet paraprake. Dhe pse u zgjodh deputet i qarkut të Vlorës nën siglën e PS-së, Idrizi kryeson forcën më të re politike në Parlament, të pozicionuar tashmë përkrah grupit të mazhorancës me në krye PD-në. Së bashku me deputetin tjetër të PDU-së, Dashamir Tahirin, ata përfaqësojnë partinë e katërt politike në Kuvend pas PD-së, PS-së dhe LSI-së.