Bonot, gati tre ligje që forcojnë tregun e kapitalit
30/10/2009 Diskutohen investimet kolektive, fondet e pensioneve private dhe bonot e shoqërive tregtare
Tregu i kapitalit në vend është i paorientuar. Shkak është bërë mungesa e kuadrit ligjor, i cili ka nisur të plotësohet gjatë dy viteve të fundit, por ende kërkon një plotësim me rregullore të posaçme. Aktualisht hartuesit e ligjeve janë duke plotësuar paketën ligjore me tre projektligje që formojnë kuadrin e plotë të tregut të kapitalit. Mes tyre është projekti për sipërmarrjet e investimeve kolektive, fondet private të pensioneve si dhe bonot e shoqërive tregtare dhe bashkive. Projektligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive, sipas relacionit që është paraqitur në komisionet parlamentare, synon forcimin e sistemit të fondeve kolektive të investimit në Shqipëri, për të nxitur grupet e interesit të përfshihen në skemat e fondeve kolektive të investimit.
Kuadri ligjor
Projektligji për fondet e investimeve i vitit 1995 në praktikë nuk funksionoi, pasi asnjë fond investimi kolektiv në Shqipëri nuk pati sukses. Për rrjedhojë, hartuesit e relacionit theksojnë se fondet e investimeve kolektive kërkojnë një rregullim ligjor të mirë, për ti dhënë mundësi Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ti zhvillojë dhe nxisë këto sipërmarrje të investimeve kolektive. “Projektligji përmban një metodë të qartë dhe të kuptueshme të mbikëqyrjes nga AMF-ja për sipërmarrjet kolektive të investimit, shoqërive administruese të tyre, si dhe të bankës, që kryen rolin e depozitarit të fondeve. Hartimi i këtij projektligji, të gjerë dhe të hollësishëm, së bashku me ligjin "Për titujt", apo me miratimin, së shpejti, të projektligjit "Për ballot e shoqërive tregtare dhe të bashkive", si dhe të projektligjit të propozuar "Për fondet private të pensionit vullnetar", i shërbejnë konsolidimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor në tregun e kapitalit në Shqipëri”, - theksojnë ekspertët në relacionin shpjegues. Investitorët në këto fonde janë institucionet dhe gjithashtu individë dhe secili prej këtyre grupeve të interesit kanë nevojë për nxitje, për të marrë pjesë në skemat e fondeve kolektive. Investitorët individë zakonisht janë të prirur drejt investimeve afatshkurtra, ndërkohë që investitorët institucionalë janë të prirur të jenë pjesë e strategjive të investimeve afatgjata, në tregun e titujve, pra në bursë; duke ndihmuar kështu në krijimin e tregut të qëndrueshëm. Aktualisht, në Shqipëri nuk ka institucione të investimit në tituj, përveç investimeve në bono thesari, të cilat realizohen kryesisht nga bankat tregtare vendase. Ekspertët kanë theksuar se vënia në zbatim e këtij projektligji do të krijojë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe rritjen e tregut të titujve.
Synimi kryesor, i këtij projektligji është të sigurojë një mbrojtje efektive të interesave të investitorëve, të cilët nxiten nga ofertat e operatorëve të këtyre skemave.
Llojet
Projektligji parashikon dy lloje sipërmarrjesh të fondit kolektiv të investimeve, njëra e emërtuar "Fond investimi", që nënkupton një fond me kapital të hapur, të themeluar sipas këtij projektligji, me ofertë publike të titujve. “Fondi furnizues" është një fond që investon vetëm nëpërmjet një fondi tjetër, që është fondi kryesor dhe "fondi ombrellë" është një fond që përmban një numër nënfondesh të ndryshme, me politika të ndryshme investimi.
Problematika
Projektligji përfshin detyrimet e agjentëve, procedurat për tu ofruar mundësi investimi në Shqipëri subjekteve të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, rregullat për marketimin dhe promovimin për fondet e investimit. Lloji i dytë i sipërmarrjes së fondit kolektiv të investimeve është "Shoqëria e investimit", që nënkupton një fond me kapital të mbyllur, të themeluar si shoqëri aksionare, e cila mund të jetë me ofertë publike ose me ofertë private.