Urdhri nuk do të ketë më mësues në dispozicion
30/10/2009 Ndryshimet, mbulimi i orëve bosh nga mësuesit e lëndës në shkollën përkatëse
Hiqen orët e dispozicionit. Mungesa e mësuesve në shkolla për një ditë ose më shumë nuk do të shoqërohet me zëvendësimin e tyre nga të ashtuquajturit mësues në dispozicion që përcaktohen nga drejtoria arsimore e secilit rreth përkatës. Mbulimi i këtyre orëve do të kryhet nga vetë mësuesit e shkollës, pasi nuk do të ketë më orë mësimi në dispozicion. Me ndryshimet e reja të propozuara për sistemin arsimor, është vendosur që për rastet kur mësuesi nuk ndodhet, vendin e tij do ta zërë një tjetër koleg i lëndës përkatëse që jep mësim në atë shkollë. Rregullimi i orëve për të mos krijuar përplasje ndërmjet klasave do të bëhet në mënyrë individuale nga secila shkollë pas depozitimit të urdhrit specifik mbi këtë risi që do të zbatohet. Burimet pranë drejtorisë arsimore bëjnë të ditur se largimi i orëve të dispozicionit do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit 2010, kohë në të cilën pritet të nënshkruhen dhe kontratat e reja mes sindikatës së arsimtarëve dhe Ministrisë së Arsimit, ku një ndër pikat kryesore do të jetë edhe pezullimi i orëve të dispozicionit dhe punësimi i mësuesve nëpërmjet kontratave të rregullta.
Ndryshimet
Urdhri i marrë përcakton se mësuesit tashmë do të punësohen me një kontratë të rregullt, duke u dhënë fund kështu pritjeve me orë të tëra që në orët e para të mëngjesit për të gjetur shkollat se ku mund të paraqiten për të dhënë disa orë mësim. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e zgjatjes së orarit të punës së mësuesve, të cilët tashmë do të funksionojnë si një administratë. Me urdhrin më të ri të marrë nga Ministria e Arsimit mësuesit do të qëndrojnë në punë deri në orën 14:00. Por krahas kësaj në udhëzim përveç zgjatjes së orarit të punës, duke filluar që nga tremujori i parë i vitit 2010, është parashikuar të ketë një tjetër rritje pagash për kategoritë e mësuesve, e cila do të jetë në funksion të shtimit të orëve mësimore të mësuesve dhe synon heqjen e torturës së pritjes për mësuesit e dispozicionit. “Në rast se një mësues mungon me ditë, do të jenë mësuesit e lëndës përkatëse që do ta zëvendësojnë atë brendapërbrenda shkollës.”
Praktika
Prej vitesh pranë drejtorisë arsimore me mijëra arsimtarë prisnin radhën për marrjen e ndonjë ore mësimore që mund të ishte e pambuluar në shkollat e arsimit parauniversitar. Sipas të dhënave, mësohet se fluksi i kërkesave vetëm pranë drejtorisë arsimore i kalonte të 4000 kërkesat. Përzgjedhja dhe dërgimi i tyre për të dhënë orët mësimore bazohej në vjetërsinë e qëndrimit në dispozicion.
Emërimet
Me fillimin e 2010-s nuk do të ketë më punësime për mësuesit me orë dispozicioni. Këta të fundit do të zëvendësohen nga emërimet, që do të përzgjidhen në bazë të vjetërsisë së shërbimeve të dhëna në këtë fushë. Urdhri më i ri i hartuar nga ekspertët e arsimit parashikon që mbulimin e orëve në dispozicion ta bëjnë vetë mësuesit e shkollës. Për këtë do të realizohet një rishpërndarje e re e emërimeve sipas planeve të caktuara për secilën shkollë.
Rritja e pagës
Me urdhrin më të ri të marrë nga Ministria e Arsimit mësuesit do të qëndrojnë në punë deri në orën 14:00. Por krahas kësaj në udhëzim përveç zgjatjes së orarit të punës, duke filluar që nga tre mujori i parë i vitit 2010 është parashikuar të ketë një tjetër rritje pagash për kategoritë e mësuesve, e cila do të jetë në funksion të shtimit të orëve mësimore të mësuesve dhe synon heqjen e torturës së pritjes për mësuesit e dispozicionit.