E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi kerkon ndihmen e Vatres per ceshtjen came

Idrizi mbasi parashtroi punen e bere dhe objektivat e PDU kerkoi nga Vatra mbeshtetjen morale te tyre per sensibilizimin dhe berjen te njohur te ceshtjes came ne ambientin politik te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

PDU kerkoi nisjen e nje bashkepunimi serioz per te koordinuar te gjitha shoqatat grupimet dhe individet me influence te diaspores asaj te vjeter dhe asaj te viteve te fundit per te organizuar nje aktivitet mbareshqiptare ne Tirane ku te hidheshin themelet e nje politike dhe axhende kombetare shqiptare.

Nje diskutim tjeter i rendesishem ishte rreth kerkeses se PDU drejtuar qeverise shqiptare per komitetit shteteror te diaspores komitet ky qe do te ndihmoi ne identifikimin mbledhjen promovimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme te shqiptareve kudo qe jetojne. Nje sere temash te tjerash si Komonuellthi ekonomik i zonave shqiptare te Ballkanit njehsimi i gjuhes shqipe e te tjera ishin tema te ketij bashkebisedimi.

Jo se ai nuk e dinte se Kosova Cameria shqiptaret e Malit te zi dhe Maqedonise po jetonin nen regjimet e egra te shteteve fqinje por se ne mendjen e tij kishte vetem nje Shqiperi. Keshtu qe edhe per ne te nderuar miq bashkekombes ka vetem nje Shqiperi kudo qe jetojne shqiptaret. Ajo eshte Shqiperia e te gjithe shqiptareve jashte kuptimeve administrative dhe Vatra e di me mire se te tjeret kete fakt tha z. Idrizi.

2010-10-06 1538

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›