E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi kërkon ngritjen e një varreze memorial për çamët

“Qeveria është treguar realiste në parashikimin e të ardhurave  dhe shpenzimeve. Totali i të Ardhurave parashikohet në nivelin e 360.9 miliard lekë, me një rritje prej 10.6 % kundrejt vitit 2009, shifër kjo realiste po të kemi parasysh pritshmërinë e iflacionit në nivel 3 % dhe rritjes ekonomike 6 %. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit parashikohen të jenë 410.72 miliard lekë apo me një rritje 2.4 % në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2009. Këto shpenzime do të arrijnë në 32.1 % të PPB”, theksoi Idrizi.

Ai shtoi se qeveria duhet të ketë në fokusin e punës së saj edhe përmirësimin e klimës së biznesit. Më tej, ai theksoi se qeveria shqiptare duhet të këmbëngulë në realizimin e dy projekteve, për rehabilitimin e shtëpisë së Hasan Tahsinit, si edhe për realizimin e një varreze për të vdekurit në fshatin Kllogjer në vitin 1944, gjatë dëbimit të popullsisë çame. Projekti i parë ka gjetur mbështetjen e qeverisë, sipas Idrizit, ndërsa i dyti pret ende një përgjigje.

 “Unë në emër të PDU, ju kërkova publikisht që: Qeveria  të nxirrte fonde për Shtëpinë muze të Dijetarit dhe Patriotit shqiptar Hasan Tahsinit, shtëpi muze e shkatërruar nga viti 1997. Kërkesa e dytë ishte për akordimin e fondeve për Varrezat Masive të Fshatit Kllogjer, ku dergjen eshtrat e mbi 2600 viktimave çame, kryesisht pleq, gra, fëmijë, të cilët vdiqen nga lodhja, etja, uria me te hyrë në territorin e shtetit Shqiptar, pasi kishin lënë pas gjatë një jave në Qershorin famëkeq të vitit 1994, mbi 2500  vdekur nga pastrimi etnik, apo genocidi i bandave të famëkeqit Napolon Zerva” – tha Idrizi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›