E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia në krah të Greqisë në konfliktin me Maqedoninë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç deklaroi se pretendimi i Greqisë është i arsyeshëm, i baraspeshuar dhe racional. Deklarata e kryediplomatit serb erdhi pas takimit që zhvilloi në Beograd me ushtruesin e detyrës si ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas.

Jeremiç deklaroi se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë, duke patur parasysh se kjo është një çështje shumë delikate.

Ministri grek pritet të vizitojë në kuadër të turneut ballkanik edhe Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Shqipërinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›