E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët kapin "mat" Edi Ramën: Shpifje e radhës

PD pergenjeshtron artikullin e publikuar nga e perditshmja Panorama me titull “Nano kontakti i PD per lobing ne SHBA”, duke derguar me kete rast, bashke me pergenjeshtrimin edhe kopjen e kontrates te skanuar, ne te cilen duket qarte se jane inicialet e sekretarit te organizimit ne PD, Flamur Noka(F.N) te ngjashme me inicialet e emrit te Fatos Nanos(F.N), liderit historik, te socialisteve. “Partia Demokratike pergenjeshtron shkrimin e botuar me dt. 15 Qershor 2010 ne gazeten Panorama me titull “Nano kontakti i PD per lobing ne SHBA”. Eshte fare e qarte se kjo genjeshter, viktime e se ciles ka rene dhe Gazeta Panorama, me burim qarqet e ngushta rrotull Edvin Rames, ka pasur qellim terheqjen e vemendjes te publikut pas daljes ne drite te skandalit mes Partise Socialiste dhe nje kompanie lobingu amerikane, qe eshte nenshkruar nga kryeadministratori i Bashkise se Tiranes”, thuhet ne nje deklarate per mediat Njeheresh PD akuzon se “me teper se perfshirjen e cuditshme ne kete marreveshje, Edvin Rama me sa duket po kerkon te fshehe gjurmet e nje lobingu kunder interesave te vendit dhe te nje afere qe implikon zhdukjen e fondeve publike dhe te taksave te qytetareve te Tiranes per interes te Partise Socialiste”. Por nga ana tjeter zyra e shtypit e demokrateve sqaron se ka qene Flamur Noka ai qe ka negociuar, deklarate qe eshte mbeshtetur dhe nga kompania amerikane qe ka derguar sqarimin e saj, ne te cilin thuhet se nje lajm i tille eshte fals, pasi nuk eshte bashkepunuar me Nanon. “Deklarojme me pergjegjesi te plote se kontrata eshte ligjore dhe transparente si drita e diellit dhe se qellimi i saj ka qene lobimi per anetaresimin e vendit ne NATO. Gjithashtu kontrata ne te gjithe termat e saj eshte nenshkruar dhe negociuar nga zyrtari pergjegjes i Partise Demokratike z. Flamur Noka. Duke ruajtur te palekundur respektin per lirine e shtypit dhe te shprehjes ne Shqiperi, besojme se gazeta Panorama do te beje pergenjeshtrimin e shkrimit te botuar ne numrin e sotem te saj. Partia Demokratike ve ne dispozicion kesaj gazete dhe cdo medieve tjeter marreveshjen origjinale, gje te cilen Edvin Rama nuk guxon ta beje”, thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›