BE: Në vjeshtë, 2 lajme të mira për Shqipërinë
Shqiperia, kandidate ne BE, opinioni ne nentor
Komisioni Evropian do te prezantoje ne nentor opinionin per Shqiperine per aplikimin e statusit te vendit kandidat per ne BE. Nderkohe qe ministrat e Bashkimit Evropian konsiderojne, se ngerci politik ne Shqiperi duhet zgjidhur ne respekt te plote te Kushtetutes se Shqiperise dhe transparences. Duke bere kete, vendet anetare te BE-se unifikojne qendrimin e te gjithe organizates se Bashkimit Evropian lidhur me ngercin politik ne Shqiperi, te shprehur paraprakisht nga Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, ai i Keshillit te Ministrave, Van Rompuy, te Presidentit te Parlamentit Evropian Jerzy Buzek, qendrim qe eshte mbrojtur qe ne fillim nga Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule. Njeheresh ndahet i njejti qendrim i te gjitha aktoreve politike evropiane dhe qe vendosin per te ardhmen e Shqiperise se ne nentor te ketij viti jepet opinioni per statusin e vendit kandidat per ne BE per Shqiperine. Ne konkluzionet e tyre, ne lidhje me tejkalimin e ngercit politik thuhet se “eshte pergjegjesi e qeverise shqiptare dhe e opozites qe te gjejne zgjidhje dhe avancime ne menyre transparente ne respekt te plote te Kushtetutes se Shqiperise, qe do t'i kerkohen vendit per integrimin e saj evropian”. Pervec kesaj, ne konferencen e shtypit te zhvilluar pas takimit BE-Mal i Zi, komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Evropian ka qellimin qe ne nentor te prezantoje opinionin per statusin e kandidatit edhe per Malin e Zi edhe per Shqiperine. “Komisioni Evropian ka qellimin qe t'i paraqese ne nentor Keshillit te Ministrave dhe vendeve anetare opinionin lidhur me aplikimin per statusin e kandidatit per Malin e Zi edhe per Shqiperine njekohesisht. Mali i Zi, shpreson te kompensoje prapambetjen qe ka krahasuar Shqiperine lidhur me integrimin ne NATO”, ka qene deklarata e Fulese. Nderkohe qe Presidenca spanjolle, belge dhe hungareze kane patur nje program te perbashket per procesin e zgjerimit dhe se politika e ndjekur nga presidenca spanjolle do te vijohet edhe nga dy te tjerat. Sekretari i Shtetit spanjoll, Diego Lopez Garrido tha se “perkushtimi per zgjerimin e BE-se me Ballkanin eshte nje filozofi dhe angazhim jo vetem te presidences spanjolle, por edhe te dy presidencave te tjera belge dhe hungareze, pasi kemi punuar si trio dhe jemi te sigurte, se nje angazhim i tille do te ndiqet nga presidencat e ardhshme si belge. Ne jemi ne favor te zgjerimit te BE-se pas permbushjes se kritereve te vendosura”. Nga ana e tij, Ministri i Jashtem i Malit te Zi, Milan Röcen tha se “ne jemi nje hap mbrapa krahasuar me Shqiperine per integrimin ne NATO dhe shpresojme se do ta kompensojme kete me integrimin evropian”. A.G