E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iftari i parë, Topalli e Basha të pranishëm

Dita e parë e agjërimit të muajit të Ramazanit, ka mbledhur në tryezën e parë të iftarit, krerë të komunitetit mysliman dhe zyrtarë të lartë të politikës dhe ambasadorë të shumtë, të akredituar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë, në kohën kur ky muaji koincidon me muajin gusht, që është muaji më i nxehtë i vitit.

Ndërsa ishin të ftuar në çeljen e muajit të Ramazanit, krerët më të lartë të politikës, presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, të cilët kanë munguar për shkak të axhendës së tyre, në aktivitete të tjera, si çdo vit i është bashkuar kësaj darke, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Në këtë tryezë, nuk ka mungura edhe krytari i ri i Bashksië së Tiranës, Lulzim Basha. Për 30 ditë rresht, besimtarët mysliman i nënshtrohen agjërimit për të mbërritur më pas festën më të shënuar të tyre të Ramazanit. Muaji i agjërimit është muaji i sakrificës dhe i reflektimit të besimtarëve në Zot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›