Kosovë, policia: Situata në veri paraqitet e qetë

Policia e Kosovës ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontrollin e forcave të sigurisë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i policisë së Kosovës Brahim Sadriu, ka deklaruar se nga informacionet e deritanishme gjendja është e qetë dhe nuk është raportuar për anjë incident.
Sadriu gjithashtu theksoi se KFOR-i vijon të qëndrojë në pikën kufitare në Jarinë, kurse në pikën kufitare në Bërnjak veprojnë së bashku forcat e KFOR-it dhe doganierët.