E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera e kuqe dhe çokolada, të mira për trurin

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 17:39

Vera e kuqe dhe çokollata janë ushqim i mirë për trurin, veçanërisht kur konsumohen së bashku, tregojnë hulumtimet dhe me atë na jep arsye të mirë që pas darkës të qarosemi me disa copa çokollatë të zezë dhe gotë venë të kuqe.

Besohet se polifenolet, që në masë të madhe gjenden në çokollatë dhe verë, i zgjerojnë enët e gjakut dhe mundësojnë qarkullim më të madh të gjakut në tru. Kjo ndihmon që llogaritjet komplekse truri ti bëj më shpejtë dhe më lehtë.

Shkencëtarët britanikë kanë ardhur në këtë përfundim pasi që kishin bërë dy hulumtime. Në të parin, pjesëmarrësve ju është dhënë kapsula Resveratrol (substancë magjike që gjendet në venën e kuqe dhe rrush), e më pas prej tyre ishte kërkuar që të zgjedhin një detyrë aritmetike. Rezultatet nga ky hulumtim treguan se tek pjesëmarrësit është rritur qarkullimi i gjakut në tru, por nuk ishte vërejtur përmirësim në zgjidhjen e detyrave aritmetike.

Në hulumtimin e dytë, pjesëmarrësve ju është dhënë pije me çokollatë në të cilën kishte pasur disa polifenole të ndryshme dhe ju është dhënë të zgjedhin detyra të ngjashme aritmetike. Rezultatet treguan se vullnetarët i kishin bërë detyrat më shpejtë dhe më lehtë.

Shkencëtarët vërtetojnë se polifenolet janë më efektive kur konsumohen në kombinim, dmth është shumë më mirë për ju që me verë të hani edhe çokollatë, sesa të pini vetëm verë./femina.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›