Liverpuli nuk shkon dot më shumë se barazimi
Liverpul - Skuadra e Liverpulit nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në derbin me Evertonin. Me këtë barazim Liverpuli humbet vendin e parë duke u barazuar me pikë nga Mançesteri, i cili ka një ndeshje më pak.
Në pjesën e parë të takimit nuk u arrit të shënohej asnjë gol duke u mbyllur kështu me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë është kapiteni Xherard që kalon skuadrën e Liverpulit në avantazh në minutën e 68-të. Tre minuta përpara përfundimit të takimit është Kehill që arrin të barazojë rezultatin. Koha e mbetur nuk i mjaftoi kryesuesve të deritanishëm të reagonin.
Liverpuli ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Mançester Junaited, me nga 47 pikë, por Mançesteri ka golavorazhin më të mirë dhe një ndeshje më pak. Evertoni me barazimin e marrë shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e gjashtë.