E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Totozani Avokat i Popullit

E enjte 15 Dhetor 2011 1737 Igli Totozanii i perzgjedhur si Avokat i PopullitIgli Totozani eshte emri i perzgjedhur nga partia Socialiste per postin e Avokatit te Popullit. Pas nje konkurrimi ku moren pjese 33 kandidate qe aplikuan on line dhe pas degjesave publike te 12 te perzgjedhurve nga faza e pare komisioni Ad Hoc i ngritur nje muaj me pare prane selise roze ka vendosur pro kandidatit qe vjen nga radhet e shoqerise civile. Me medalje ari ne universitetin juridik te Tiranes dhe me urdher te vecante nderi ne Gjeneve Igli Totozani mban dhe titullin Doktor Shkencash. Ai ka qene aktiv gjithe keto vite per projekte mbi te drejtat e njeriut ne burgje si dhe eshte angazhuar ne media si analist per ceshtje te ndryshme. Zgjedhja e tij eshte pershendetur dhe nga prezenca e OSBE ODHIR ne Tirane e cila ne nje deklarate per shtyp e cileson vendimin si nje hap kyc per plotesimin e ketij institucioni qe mbeti pa drejtues kryesor qe ne fillim te vitit 2010. Emri i Igli Totozanit do ti propozohet kryesise se PS e cila do te mblidhet te premten ne oren 11 dhe me pas do te kaloje ne grupin parlamentar socialist te marten e javes se ardhshme. Pas kesaj emri do ti dergohet kuvendit te Shqiperise per miratim. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›