Meta pretenca ne 6 janar

E premte 16 Dhetor 2011 1555
VIDEO-PERGJIMI META-PRIFTIGjykata e Larte i ka dhene fund shqyrtimit gjyqesor te procesit ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta ndersa ka caktuar 6 janarit si diten qe prokuroria te paraqese pretencen.
Nderkohe me nje vendim te ndermjetem Gjykata ka rrezuar kerkesen e Prokurorise per degjimin ne seance dhe transkriptimin e videos Meta -Prifti. Kerkesa u be nga prokurori i ceshtjes Bujar Sheshi gjate paraqitjes se provave materiale dhe shkresore. Trupi gjykues pranoi te merrte ne cilesine e proves laptopin USB-ne dhe oren qe ka sherbyer si kamera. Gjithashtu do te administrohen disa dokumente shkresore qe lidhen me tenderin e naftes bruto dhe koncesionin e HEC-it te Shushices per te cilat diskutohet ne video. Gjykata ka pranuar gjithashtu te gjitha provat e mbrojtjes mes te cilave kerkesen e Prokurorise e vitit 2002 per heqjen e imunitetit ndaj Dritan Priftit me argumentin se kishte demtime ne koke dhe nuk degjonte mire. Gjithashtu do te merret parasysh si prove edhe dokumenti i paraqitur nga avokatet per ankandin te naftes bruto nga Albpetrol per te cilin akuzojne Priftin se e ka paracaktuar qe ta fitoje ortaku i te shoqes Ardian Xhillari. Pas seancen avokatet e Metes jane shprehur se tashme ceshtja eshte e fituar prej tyre ndersa i kane bere thirrje Prokurorise qe te reflektoje ne pretencen e 6 janarit.
Shiko kroniken video ShareTweet
Shiko kroniken video ShareTweet