Ilir Meta: Përjashtimi i Islamit, i papranueshëm. Nuk ka bërë asnjë gabim
Përjashtimi i paralajmëruar i Kastriot Islamit nga Partia Socialiste nuk i ka lënë indiferentë përfaqësuesit e mazhorancës. Një ditë më parë ishte deputeti i PD, Fatbardh Kadilli që e cilësonte si të papranueshëm këtë përjashtim, ndërsa sot ka përsëritur të njëtën gjë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Përjashtimi i Islamit është i papranueshëm. Ai nuk ka bërë asnjë gabim, ka shprehur vetëm idetë e veta, të cilat tashmë janë përqafuar nga lidershipi i PS-së. Islami është një nga figurat më të respektuara të PS-së, pasi ka kontribuar për këtë parti për 21 vjet, është shprehur Meta.
Reagimi i Metës vjen në kohën kur të gjitha gjasat janë që Islami ti bashkohet LSI-së. Meta e la të hapur këtë mundësi. “Nuk besoj se Islami do ti bashkohet LSI-së, megjithatë partia jonë ka statusin e saj për këdo që aderon të bëhet pjesë e saj-tha ai.
Por, ky i fundit ka harruar sjelljen e tij ndaj figurave kryesore të LSI-së, Pëllumb Xhufi dhe Sabit Brokaj, të cilët i kërcënoi pas kritikave për koalicionin me PD-në.
Unë as nuk shitem, as nuk blihem, madje as nuk sponsorizohem. Më kanë ardhur edhe mesazhe kërcënimi të ulëta, me fjalë të ulëta, mesazhe, që mbajnë era raki, për të mos thënë era drogë, të cilët më kërcënojnë edhe me jetë, dhe më vjen keq që ndonjë prej tyre është edhe këtu. Unë po u them atyre se, Pëllumb Xhufi nuk trembet nga asnjë lloj vagabondi, pati deklaruar Xhufi në Konventën e LSI.
Mos shkel me kembe gjakun e LSI.. Mos hidh poshte sakrificat tona cnjerezore, te familjeve tona per interesin e piste te nenkryetares tende te Bashkise se Edi Rames, per gruan e Fatos Klosit, per nipin e Sabit Brokes..Turp i felliqur do te te ndjek gjithe jeten.. Nuk do lejojme te tallesh më me ne dhe te guxosh te na mbash fjalime sot pasdite, i paguar nga Edi Rama, ishte mesazhi i mbërritur në celularin e Xhufit.