E Diel, 1 Nëntor 2026

Igor Luksic, kryeministri i ri i malazez

Igor Luksic, zv/kryeminister dhe ministër financash, deri dje në qeverinë e Milo Gjukanovic, është mandatuar zyrtarisht për te formuar ekzekutivin e ri, pas dorëheqjes se shefit të tij. Duke folur për mediat malazeze, 34-vjeçari Luksic, është shprehur se do të vazhdojë të ndjeke pa asnjë ndryshim politikat e kryetarit të partisë së tij, Gjukanovic. "Mali i Zi ndodhet përballë shumë sfidave. Para pak ditësh, ne fituam statusin e vendit kandidat dhe tashme duhet të ndërmarrim reforma serioze për ta afruar vendin me pranë Bashkimit Europian. Pikërisht procesi i integrimit do të jete sfida kryesore për qeverinë qe unë do të drejtoj," ka theksuar Luksic. Ai u përzgjodh si kryeministër i ri i vendit nga vete Gjukavoci, që deklaroi se kishte besim të plotë se eksperti i ekonomisë dhe politikani i ri dhe me një karriere premtuese, i kishte të gjitha aftësitë për të drejtuar vendin.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›