E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta dhe greva në Greqi

Sindikatat në Greqi kane hyre në një tjetër greve, në shenje proteste ndaj miratimit të programit të ashpër të kursimit të qeverise Papandreu, duke e lënë Athinën edhe këtë të mërkurë pa transport publik. Greva 24 orëshe nga punëtorët e transportit urban ka shkaktuar kaos në trafik, duke i detyruar banoret të shkojnë në punë me makinat personale ose me taksi. Edhe punonjësit e hekurudhave kombëtare janë në grevë duke paralizuar kështu trafikun hekurudhor, ndërsa nuk janë prekur fluturimet dhe transporti ujor. Gjithashtu, dy sindikatat më të mëdha në vend, Pame dhe Adedy, kane organizuar në orët e mesditës një manifestim në qendër të Athinës, ndërsa priten protesta të reja edhe gjatë orëve të mbasdites. Rreth mesnatës, parlamenti parashikohet të votojë nen për ne buxhetin shtetëror të vitit 2011. Me gjithë kritikat nga opozita dhe deputetët e pavarur, socialistët pritet ta kalojnë ligjin me votat e tyre.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›