E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama firmos homoseksualet ne ushtri

Presidenti amerikan ka firmosur ligjin që u lejon homoseksualëve të shërbejnë hapur në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ligji anulon një politikë të hershme me të cilën operonte ushtria amerikane e ashtuquajtur “Mos pyet, mos trego”, e cila lejonte homoseksualët vetëm nëse këta të fundit e mbanin në heshtje orientimin e tyre seksual.

"Ne nuk jemi një komb që thotë mos pyet, mos trego. Ne jemi një komb që deklaron se si një e tërë përbëhemi nga shumë të ndryshme. Ne jemi një komb që mirëpret shërbimet e cdo patrioti. Ne jemi një komb që beson se të gjithë burrat dhe gratë janë të barabartë, janë këto idealet për të cilat kemi luftuar në breza, dhe që mbajmë lart sot e kësaj dite. Dhe tani është në nderin tim të nënshkruaj këtë draft për ta kthyer në ligj” tha Obama.

Të paktën 13.000 persona janë përjashtuar nga ushtria për shkak të thyerjes së rregullit mos pyet mos trego që nga aplikimi i tij 17 vjet më parë. Pentagoni tashmë duhet të hartojë një plan për implementimin e rregullave të reja që sjell ligji në trupat ushtarake. Shfuqizimi i "mos pyet, mos trego” përbën një fitore të presidentit Obama, i cili ka dashur ta arrijë këtë jo përmes gjykatave, por me anë të votës në Kongres.

Ligji pritet të ketë efekt të plotë brenda 60 ditëve, ndërsa BBC njofton për përgatitjen e paradave festive nga komunitetet gei.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›