Igumenicë, kapen 381 kg drogë, në pranga 3 grekë
IGUMENICE- Një sasi prej 381 kilogram drogë është sekuestruar në Igumenicë, në kufirin shqiptaro-grek. Tre persona mes tyre një grua kanë rënë në pranga e policisë së shtetit fqinj. Mësohet se droga po transportohej me një automjet i cili kishte kaluar kufirin dhe sapo ka shkelur në territorin grek është pikasur nga forcat e policisë. Këto të fundit menjëhere kanë arrestuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin të dy grekë, ndërsa kanë sekuestruar drogën e cila ishte paketuar në 308 pako të mëdha. mësohet gjithashtu se në pranga ka rënë dhe një grua e cila priste në një distancë të afërt për të transportuar drogën.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)