Vrasja ne Fier pese ne pranga

Pesë persona janë ndaluar nga policia e Fierit për vrasjen e 62-vjeçarit me profesion inxhinier, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës. Policia lokale njofton se ende nuk është identifikuar autori, por janë ndaluar persona të dyshuar, të cilët kanë edhe dijeni për ngjarjen.
Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin të plotë ngjarjen. Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “8 Shkurti” pranë shkollës Kristaq Shtëmbari. 62-vjeçari Kol Veshi ka mbetur i vdekur në vend ndërsa djali i tij, 20-vjeçari Eni Veshi, është plagosur rëndë. Autorët e krimit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Pak ditë më parë në këtë qytet një kambist u qëllua për vdekje.