E Diel, 1 Nëntor 2026

Gurja shte rritur interesi i investitoreve te huaj per te investuar ne Shqiperi

Investitorë amerikan dhe anglez si dhe të kombësive të tjera janë drejtuar në këto muaj në dyert e agjencisë së investimeve, AIDA. Drejtoresha e këtij institucioni, Enedia Guria thekson për ABC news, se që nga momenti që kjo agjenci ka nisur funksionojë, interesi i investitorëve ka qenë i konsiderueshëm. Ajo shprehet se biznesmenët e interesuar janë të tërhequr nga legjislacioni fiskal si dhe nga burimet e shumta që ofron vendin ynë, për t’u shfrytëzuar.

Zonja Guria tregon se në mbledhjen e fundit të bordit të AIDA u diskutua mbi dy projekte të rëndësishme në fushën e turizmit, të cilat kapin parimisht verën e 1 miliardë euro secila.

Referuar raportit, të prezantuar një muaj më parë për investimet e huaja drejtorja e agjencisë AIDA shprehet se Shqipëria gjatë vitit 2010 thithi më tepër se 1 miliardë dollarë investime.

Shqipëria është renditur në raportin e UNCTAD si vendi i 18-të në botë sa i përket indeksit të performancës së Investimeve të Huaja Direkte duke bërë një përmirësim të madh krahasuar me vendin e 78-të ku pozicionohej në vitin 2006. Kështu, raporti vë në dukje rritjen e vlerës së investimeve të huaja nga viti në vit për vendin tonë.

Nga 325 milionë dollarë që ishin në vitin 2006, investimet janë rritur në vitin 2007-n në 656 milionë dollarë, më pas në 2008-n, në 978 milionë dollarë, në 2009- n, plot 989 milionë dollarë dhe për vitin 2010 vlera e investimeve ishte 1 miliard e 97 milionë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›