Humbasin parate ne banke

Punonjës të një banke në Bilisht të Korçës po ndiqen penalisht për shkak se janë kallëzuar nga një qytetar për mashtrim.
Sipas informacionit të Policisë së Korçës filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të punonjësve të Bankës “Pro Credit”, në qytetin e Bilishtit, sepse i E.S 51 vjeç, banues në fshatin Kapshticë-Devoll, i cili pretendon se në vitin 2008, ka depozituar në këtë bankë shumën prej 630 000 (gjashtëqind e tridhjetë mijë) lekësh dhe kur ka shkuar për t’i tërhequr, punonjësit e bankës ngrenë pretendimin se kjo shumë nuk figuron më në këtë bankë.
U kryen veprimet hetimore për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.