E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igumenicë, kapet 122 kg hashash në makinat e 2 grekëve

SARANDE-Plot 122 kilogram kanabis u sekuestruan sot në kufirin me Greqinë, ndërsa në pranga u vunë dy trafikantët greke.

Lajmi konfirmohet nga policia e Igumenicës e cila ka ndaluar dy mjetet që kalonin kufirin në vendin e quajtur Neohor. Thirrjes për të ndaluar i janë përgjigjur të dy mjetet të cilat drejtoheshin nga shtetas grekë.

Pas kontrollit nga policia në automjete ështe zbuluar sasia e drogës prej 122 kilogramsh e ndarë ne 93 pako në njërin prej mjeteve.
Ndërkohë mjeti tjetër shërbente si shoqërues. Gjatë hetimeve, dy grekët, kanë pranuar se drogën e kane marre nga shqiptarët në kufi dhe destinacioni i saj ishte Athina.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›