Kapet në kufirin grek pedofili shqiptar
Një pedofil i rrezikshëm nga Shqipëria është arrestuar nga autoritet greke gjatë një tentative tëtij për të hyrë në Shqipëri. Për më shumë se 12 vjet, i akuzuari për pedofili fshihej në Greqi. Bëhet fjalë për një 49 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, për arsye hetimi.49- vjeçari ishte prej vitesh I shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai kërkohej nga organet italiane të rendit ,por edhe nga policia shqiptare për një sërë veprash penale ndaj personave të mitur në periudhen kohore prej dates 2 deri në 5 qershor të vitit 2000 në Itali. Ai akuzohet për bashkëpunim në përdhunime dhe sulme seksuale të përsëritura kundër të miturve, si dhe për organizimin e takimeve seksuale të bashkëpunëtorëve të tij. Sipas organeve greke te rendit, ai është fshehur gjithë këto vite në Greqi. I akuzuari për pedofili është arrestuar gjatë përpjekjes së tij për të hyrë në Shqipëri dhe për të takuar të afërmit. Arrestimi është kryer në pikën kufitare greke të Kristalopigjisë. Pasi është çuar në prokurori, autoritetet greke po kryejnë procedurat e ekstradimit të tij në Itali.
Shkrime të tjera me interes:
- Zhduket shqiptari, në kufirin Shqipëri-Greqi Gjirokastër- Eldi Metushaj është 23 vjeçari nga Vlora i cili...
- Oficieri grek vret të dashurën shqiptare Greqi- Një polic grek ka vrarë të dashuren e tij...
- Sondazhi: Populli grek kundër reduktimit të borxhit Greqi- Gjashtë ndër dhjetë grekë shprehën në kundërshtim me reduktimin...