E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas marrëveshjes, “humb” Edita Tahiri

PRISHTINE-Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk është shfaqur as të shtunën para mediave në Kosovë, një ditë pasi i dha lajmin formulimit të një fusnote që do ta shoqërojë përfaqësimin e shtetit, e ku referencë do jetë Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Mendimi i GJND-së. Nga denominimi kushtetues është hequr fjalën Republikë, e në fusnotë si referencë e veçantë është pranuar të mos jetë Deklarata e Pavarësisë.

“Koha Ditore” disa herë ka provuar të shtunën të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit, por Tahiri nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Visar Xani, zëdhënës i kësaj zëvendëskryeministreje që përfaqëson ekipin kosovar në dialogun me Serbinë, refuzoi dhe ai të përgjigjej.

Po kështu nuk kanë pranuar të prononcohen edhe Lirim Grajçevci, këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi, dhe Dren Zeka, këshilltar i zëvendëskryeministres Tahiri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›