Kosta Konkordia, moldavja: Do përfundoja në shtrat me kapitenin, por anija u përplas
LONDER-“Po, e putha Kapitenin e Kosta Konkrodia. Mendova se do përfundonim në shtrat, por anija u përplas”. Kjo është intervista e parë e moldaves Domnica Cemortan që tregon minutat para se anija Kosta Konkordia me 4 200 persona në bord të përplasej me shkëmbinjtë dhe të fundosej në ujëra të cekëta më 13 janar të këtij viti.
Aktualisht kapiteni i anijes, Francesco Schettino po përballet në gjykatë me akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe të braktisjes së mjetit në vështirësi.
Mediat e kanë sulmuar vazhdimisht bjonden moldave se ishte ajo që i tërhoqi vëmendjen kapitenit duke i larguar vëmendjen nga cfarë po ndodhte realisht me anijen.
Dailymail arrin të marrë dëshmitë nga moldavja që pohon se më 13 janar ishte së bashku me kapitenin Francisco Schettino. Ka mundësi, shkruan britanikja Daily se, kapiteni 52-vjecar duke u përpjekur t’i bënte përshtypje bukuroshes humbi përqëndrimin për të menaxhuar situatën me anijen.
Për 6 javë Domnica është quajtur nga mediat që komentonin tragjedinë ku humbën jetën 36 persona, me terma, sirena, gruaja pa moral apo dhe sharje më të rënda.
Në valixhen e saj u gjetën shumë bikini dhe kudo ne media ngjarja u pasqyrua me 2 protagonistët. E kthyer në atdheun e saj ku jeton me nënën dhe vajzën 2-vjecare, Domnica tashmë pranon se jo vetëm bisedoi me kapitenin, por madje shkëmbeu dhe puthje.
‘Shumë gjëra të pakëndëshme u shkruan për mua. Por, më duhet të ruaj reputacionin tim. Më përshkruan si femër fatale, por unë nuk jam nga ato që flenë me këdo”.
Më tej ajo pohon.
‘Po, mua më tërhiqte Kapiten Schettino dhe ai ishte shumë i interesuar për mua. Mua më tërhoqi fillimisht pamja e tij, simpatik plot sharm.”
‘Njëherë ai më tha që unë jo vetëm isha e bukur, por kisha dhe mend në kokë. Kush femër nuk do ndjehej nën presion të këtyre fjalëve, e ndërkohë që në anije kishte shumë e shumë femra të tjera të bukura”.
Moldavja thekson se sa kohë ishte pjesë e stafit të anijes, kapiteni e respektonte, ndërsa në momentin që ajo ishte pasagjere, gjithcka mes tyre ndryshoi.
Gruaja shprehet se i vjen keq për aksidentin në anije, por nuk arrin dot të pohojë se kush ishte fajtori.
“Më vjen shumë, tepër keq që shumë njerëz vdiqën tragjikisht. Ishte një aksident tragjik dhe njërëzit kërkojnë patjetër tani dikë që ta sakrifikojnë si fajtor. Mbase ishte një gabim njerëzor, mbase dhe kapiteni mund të jetë përgjegjës ose jo. Unë nuk e di. Për mua personalisht kjo cështje është tamam për shprehjen ‘isha në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar’”.
Pastaj ajo thotë: "Më pas, kapiteni më ftoi tek ura, për të parë një panoramë të bukur të ishullit toskan, ishte ora rreth 9.30pm. Unë qëndrova aty për 10 minuta, kurse kapiteni po fliste me vartësit e tij duke dhënë urdhra të njëpasnjëshme. Unë nuk arrija ta kuptoja se flitej me terma të vështirë italiane, terma teknikë detare. Përplasja ndodhi 15 sekonda më pas. E gjitha kjo ishte shumë e papritur, sepse nuk pati realisht zhurmë të madhe”.
Anija turistike Kosta Konkordia me 4 200 persona në bord u përplas me shkëmbinjtë pranë ishullit toskan më 13 janar të këtij viti. Si pasojë humbën jetën mbi 30 persona, ndërsa ka ende trupa të pagjetur. Anija mbarte në bord mbi 4 mijë turistë nga shtete të ndryshme të botës.
(d.b/BalkanWeb)