E Diel, 1 Nëntor 2026

Igumenice/sekuestrohen rreth 130 kg kanabis

Agjentët e anti-drogës së Igumenicës kane sekuestruar rreth 130 kg droge e llojit kanabis sativa, si dhe kane prangosur personin qe e posedonte.

Në fshatin Sajadhë të Thesprotisë, në rajonin e Igumenicës, policia greke ka pikasur një automjet që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, nga kufiri për në brendësi të territorit. Agjentët e antidrogës kanë organizuar operacionin dhe kanë arritur të kapin mjetin i cili ne brendesi te tij kishte 4 çanta të zeza sportive, me 125 pako, të mbushura me lëndë narkotike "cannabis sattiva", me peshë totale 128 kg e 188 gram.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar grek, i cili dyshohet se e kishte marrë drogën nga shtetas shqiptarë në kufi. Zona ku u sekuestrua droga është shumë afër me qytezën e Konispolit në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi sasine e droges, automjetin dhe një telefon celular. Gjatë 13 ditëve të para të muajit shtator, nga policia e Igumenicës, janë kapur rreth 602 kg hashash në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, e kryesisht në fshatrat Koskë dhe Sajadhë. Si rezulatt I operacioneve antidroge jane prangosur 4 shtetas grekë, si dhe dy shtetas shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›