Topalli Demokracia duhet te vleresohet si nje vlere universale
Hapat e shpejtë të Shqipërisë në konsolidimin dhe forcimin e demokracisë, kalimi i vendit nga një sistem diktatorial në një vend që vrapoi në 20 vite për të rikuperuar kohën e humbur etj, ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në një bashkëbisedim me të rinj të shkollave të mesme nga i gjithë vendi gjatë një pritjeje në sallën e Parlamentit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Duke i’u përgjigjur interesit të të rinjve mbi demokracinë në vendin tonë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se demokracia për një shtet, për një komb dhe për një popull duhet të vlerësohet si një vlerë universale. Ajo vlerësoi se ndodh rrallë dhe pak në vende të tjera, që një vend të ketë rikuperuar kaq shumë kohë të humbur në shekuj, me kohë të ndalur si shqiptarët.
“Ne, shqiptarët jetojmë momente të pa imagjinueshme. Ju jeni brez që keni lindur në liri dhe ky është fati juaj, ndryshe nga ju, prindërit tuaj, unë, kemi qenë dëshmitarë të dy sistemeve, gjysmën e jetës e kemi kaluar në një sistem që të dhunonte. Gjysmën tjetër jemi përpjekur bashkë me prindërit tuaj të ndërtojmë një Shqipëri normale, një Shqipëri, që dikush 20 vite më para do më thoshte : “Imagjino që të jetë anëtare e NATO-s, kjo është një ëndërr jashtëzakonisht e bukur, por e vështirë për tu realizuar”.
Po të kishin pyetur dy vite më para që vërtetë do bëhet e mundur që shqiptarët do të lëvizin pa viza do kisha thënë që shqiptarët e meritojnë po nuk e di nëse do jetë e mundur. Ndodh rrallë dhe pak në vende të tjera, që si shqiptarët të kenë rikuperuar kaq shumë kohë të humbur shekuj me kohë të ndalur shqiptarët, e kanë bërë, dhe ky është një moment krenarie për ju dhe prindërit tuaj” tha Kryetarja e Kuvendit.
Znj, Jozefina Topalli vlerësoi reformat dhe ligjet që Parlamenti ka miratuar në këto vite, duke bërë që Shqipëria të vrapojë, duke bërë të mundur që në një kohë kur bota tronditej nga rreziku i falimentimit financiar, vendi të ishte një ndër të vetmit në Europë që shënoi rritje ekonomike.
“Parlamenti është institucioni kyç, institucioni fondamental, në të cilin ngrihet shteti, në të cilin ngrihen dhe votohen institucionet e tjera. Edhe parlamenti edhe parlamentarizmi kanë sfidat e tyre, ka uljet dhe ngritjet e tyre, kjo është një përballje që ndodh çdo ditë për të mbrojtur vlerat universale. Ndërkohë që bota është në sfidën e krizës së borxheve, pas krizës financiare Shqipëria pavarësisht impaktit që ka pas në ekonomi kjo krizë globale nuk është në reçesion vazhdon me rritje ekonomike dhe kjo është meritë e prindërve tuaj”.