E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret vijojne protestat para zyrave te ACR-se

Minatorët e Bulqizës kanë vijuar protestat para zyrave të ACR-së ndërkohë që pritet mbledhja e komisionit të grevës për të vendosur në lidhje me grevën e urisë.

Ata nuk kanë marrë në konsideratë njoftimin e ACR-së që minatorët duhet të riktheheshin në vendet e tyre të punës duke protestuar sërish për plotësimin e kërkesave të tyre. Edhe pas afro 2 muaj të ndërprerjes së punës në minierën e kromit në Bulqizë, ende nuk është arritur një marrëveshje mes firmes koncesionare ACR dhe minatorëve.

Këta të fundit deklarojnë se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Firma koncesionare e kromit “ACR” ka pranuar të plotësojë kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës në masën 20 % dhe të bëjë investime në minierë, dhe u ka bërë thirrje minatorëve që ti rikthehen punës në minierë.

Nga ana tjeter minatoret kërkojnë që t’u paguhen edhe ditet e greves si dhe te largohet drejtori i minieres, kerkese kjo qe nuk eshte pranuar nga firma ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›