E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët hapin barrikadën për KFOR-in

PRISHTINE- Kolona me dhjetëra automjete të KFOR-it ka arritur të kalojë të mërkurën rreth orës 11.00 në drejtim të pikës kufitare Jarinje. Serbët kanë larguar barrikadat në Zvecan dhe komunikacioni është normalizuar nga ky vend në drejtim të Mitrovicës, ndërsa që vazhdon të jetë e bllokuar rruga Zvecan-Leposavic.

Serbët në veri të Kosovës kanë përforcuar barrikadat në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe aty tani vërehet numër i shtuar i banorëve.

Barrikadë e re është vendosur në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht në dalje të Mitrovicës në drejtim të Zveqanit.
Burimet nga atje tregojnë që komunikacioni zhvillohet vetëm në një korsi, në mënyrë që të kontrollohet kush po kalon.

Sipas të njëjtave burime, situatë e ngjashme po mbretëron edhe në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, sepse serbët kanë vënë barrikada në drejtim të Zubin Potokut, përkatësisht në fshatin Zupç.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›