Ik Ahmedbashiq, rikthehet Thaçi

Lëvizjet në skuadrën e Bashkimit nuk kanë të ndalur. Pas shumë ndryshimeve që ndodhën gjatë këtij sezoni, para pak ditëve klubi prizrenas e liroi nga ekipi edhe Muhamed Thaçin me arsyetimin se gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë.
Megjithatë, drejtuesit e Bashkimit sërish e kanë ndryshuar vendimin, duke e rikthyer Thaçin në ekip për hir të tifozëve prizrenas. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkimit, Fadil Sahiti.
“Tifozët e skuadrës me këmbëngulësi kanë kërkuar që Thaçi të mbetet në klubin tonë. Prandaj, ne vendosëm ta rikthejmë dhe ai do të jetë pjesë e Bashkimit deri në fund të garave”, deklaroi Sahiti për Express.
Ndërsa ekipin portokalli e ka braktisur basketbollisti boshnjak Mirza Ahmedbashiq. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet e gazetës Express brenda këtij klubi. Sipas këtyre burimeve, Ahmedbashiq ka qenë shumë i padisiplinuar me bashkëlojtarët në ekip, por edhe me tifozët prizrenas, prandaj opsioni i fundit për të ka qenë largimi nga qyteti i lashtë.
Por, Sahiti thotë se ka gjasa që Ahmedbashiq të rikthehet në Prizren. “Ahmedbashiq ka marrë leje nga klubi për të shkuar në një pushim të shkurtër dhe kemi marrëveshje me të që të kthehet. Nëse nuk kthehet deri para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Trepçës, më nuk do të vjen fare”, theksoi Sahiti i cili është duke e pritur edhe rikthimin e trajnerit Boban Mitev, i cili kishte dhënë dorëheqje pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës nga Trepça.
“Mitev ka një problem familjar. Ne kemi marrëveshje me të që të kthehet në klub dhe ai na ka premtuar se do të kthehet”, pohoi Sahiti. Por, burimet e Express-it bëjnë të ditur se Mitev më nuk do t’i rikthehet klubit prizrenas.
Bashkimin në garat e play-off-it pritet ta udhëheqin dy ndihmësit e Mitevit, Edin Kerveshi dhe Florim Lubovci