E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithnjë e më nxehtë

Gara në Big Brother Albania 3 gjithnjë e më shumë po bëhet më interesante.

Të katër të nominuarit: Jetmiri, Hakiu, Olta dhe Manal, gjatë kësaj jave kanë dhënë debat shumë të frytshëm në shtëpi, edhe pse Hakiu disa herë ka ndryshuar taktikën e tij.
Më parë ai kishte ndenjur pasiv në shtëpi, po tani ai ka një kulturë më të ndryshme të komunikimit me banorët e tjera. Ai madje disa herë ka hasur edhe në ngacmime të banorëve të tjerë, kryesisht të Jetmirit dhe Erionit.

Jetmiri dhe Erioni ngacmojnë Kikën për faktin se ai ka kapur një peshk të vogël, por hiqej sikur kishte bërë ndonjë trimëri. Kika u përgjigjet se peshku i madh e ha të voglin dhe Jetmiri thotë se me fjalë Kika është shumë poetik, por me vepra mbetet pas.
Jetmiri shton se është bërë histori peshkimi i tyre prej tetë orësh, por më në fund ia kanë dalë. Kika ia kthen se nuk është mënyrë e mirë që ta godasësh peshkun për ta kapur, duke ironizuar në këtë mënyrë veprimet e Jetmirit. Ky i fundit përgjigjet se Kika nuk merr vesh nga peshkimi dhe nuk ka çfarë t’i thotë.

Jetmiri i kthehet dhe njëherë shprehjes së Kikës “peshku i madh e ha të voglin” dhe thotë se nuk e kupton aspak se çfarë do të thotë Kika me këtë, pasi ndoshta mendon se Kika është peshku i madh.

Por, këto nuk janë të vetmet debate që banorët kanë bërë në këtë shtëpi.

Ndërkaq, mania për Big Brother ka vazhduar edhe më...

Sondazhet e bëra nëpër forume dhe faqe të ndryshme të fansave të Big Brother Albania III flasin se shtëpinë sonte (e shtunë) pritet ta lëshojë Olta, pasi që ajo ka më së shumti vota nga ata që votojnë në internet.

Në sondazhet e internetit, Olta ka 606 vota për të dalë nga shtëpia, e pasuar nga Manal e cila ka marrë 109.

Në bazë të këtyre sondazheve, në shtëpi pritet që të rrinë ende Hakiu dhe Jetmiri, të cilët deri tani janë treguar si konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother.

Megjithatë, gjatë javëve të kaluara këto sondazhe nuk janë treguar të sakta pasi që siç e dimë në të gjitha këto Klodi ka qenë favorit për të dalë nga shtëpia por kjo nuk ka ndodhur, ndërkaq edhe javën e kaluar Olta ishte njëra prej favoritëve por nga shtëpia doli Edi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›