"Ika se kisha pikepamje te ndryshme nga Poli i Lirise"
Kryetari i Partise Ligj e Drejtesi, Spartak Ngjela perfundimisht deklaron se ai nuk do te jete pjese e koalicionit me te ri, "Poli i Lirise", i krijuar me disa nga parite e qendres se djathte. Ne nje konference per shtyp, Ngjela deklaroi se partia qe ai drejton ka vendosur te dale e vetme ne zgjedhje dhe jo si pjese e nje koalicioni. Kjo sipas Ngjeles lidhet me faktin se ai dhe tre drejtuesit e partive qe jane pjese e "Polit te Lirise", nuk kane pikepamje te perbashketa. Nga ana tjeter Spartak Ngjela nuk mohon edhe perfshirjen ne te ardhmen e partise se tij ne ndonje koalicion. Por sipas Ngjeles, Partia Ligj e Drejtesi nuk do te beje koalicion me Partine Demokratike, pjese e te ciles Ngjela ishte muaj me pare. Te njejtin qendrim me Ngjelen ndan edhe sekretari i pergjithshem i PLD-se, Gilman Bakalli i cili gjithashtu muaj me pare ka qene nje deputet i Partise Demokratike. Ne koalicion "Poli i Lirise", bejne pjese Levizja per Zhvillim Kombetare, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi Demokrat.