E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ligji i Dosjeve, nje peng i Gjykates Kushtetuese"

Debati per ligjin e lustracionit i cili pak muaj me pare u miratua ne Kuvend vetem me votat e mazhorances duket se nuk ka perfunduar. Nderkombetaret vazhdojne ta konsiderojne kete nisme si delikate e cila cenon te drejtat e njeriut. Aktualisht ky ligj eshte i pezulluar nga ana e Gjykates Kushtetute dhe per kete arsye ai nuk eshte vene ne zbatim. Javet ne vijim kjo gjykate pritet te vendos nese ky ligj eshte ne perputhje apo jo me Kushtetuten, per te dhene keshtu edhe gjykimin perfundimtare. Nje debat i gjere ne lidhje me kete nisme lidhet edhe me faktin nese anetaret e Gjykates Kushtetuese kishin apo jo te drejten morale per te shqyrtuar kete ligj. Sipas perfaqesuesve te mazhorances, kjo nisme nuk duhej gjykuar nga disa anetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›