Klosi: Qeveria, e paafte te menaxhoje procesin e rendesishem te kartave
Partia Socialiste, ne vijim te shqetesimit per procesin e pajisjeve me karta identiteti, ka akuzuar qeverine per paaftesi, per te menaxhuar nje projekt shume te rendesishem per te ardhmen demokratike te vendit, por edhe per mbarevajtjen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Akuzat jane bere nga deputeti i kesaj partie Blendi Klosi, i cili thekson se shqetesimi behet edhe me i madh, kur per kerkesen krejtesisht legjitime te propozuar dy dite me pare nga selia roze, moren nje pergjigje negative nga kreu i qeverise. "Propozimit per pajisjen me perparesi dhe falas me karta te shtetasve pa pasaporte, me qellim berjen e mundur te ushtrimit te se drejtes se zgjedhjes, kryeministri Sali Berisha, i pergjigjet me arrogancen e tij folklorike, se edhe kete aksion do ta deshtoje, ashtu sic do pune tjeter te kesaj qeverie te paafte", komentoi pergjigjen ndaj projektligjit te propozuar nga socialistet, zyrtari i selise roze. Sipas tij, kryeministri i vendit, i keqinformuar nga strukturat e tij dhe njehere beri me dije, se shteti shqiptar si edhe heret e tjera, nuk do te kujdeset per nje grup shume te madh njerezish ne nevoje, per t'i ofruar nje sherbim qe politika shqiptare ne keto 18 vjet, nuk ia ka ofruar, ate te pajisjes te shtetasve shqiptare me nje dokument te besueshem identifikimi. "Te mos harrojme se kur kane ngelur dhe vetem 74 dite pune, duke pershire edhe te shtunat, per pajisjen e shtetasve shqiptare me karta identiteti, kur behet fjale nga te dhenat zyrtare per 700 mije dhe nga te dhenat operative, per mbi 1 milion shtetas shqiptare, kane aplikuar vetem 282 mije e 790, nga te cilet mos harrojme se mbi 100 mije jane nepunes te administrates publike, qe jane detyruar ta bejne kete proces nepermjet proceseve administrative", beri te ditur deputeti i PS, Blendi Klosi.
Denis Dedej
Denis Dedej