Ikën Bufon, vijnë Silva e Kualiarela
Juventusi ka vendosur të realizojë disa afrime të rëndësishme në përfundim të sezonit: David Silva dhe Kualiarela, të cilët i shtohen Diegos. Në Itali janë të bindur se fantazisti i Verder Bremenit është fare pranë marrëveshjes me bardhezinjtë. Por, drejtuesit e klubit nuk kënaqen vetëm me brazilianin dhe po mendojnë të shesin portierin Xhixhi Bufon, për të siguruar fondet e mjaftueshme për të blerë edhe mesfushorin e Valencias, David Silva dhe sulmuesin e Udinezes, Fabio Kualiarela. Bufoni i vitit 2009 nuk është më i pathyeshëm dhe me 50 milionë euro nga largimi i tij, Juve mund të ndërtojë një ekip konkurrues për edicionin e ri.