E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junaitid, sytë te Edin Xheko

Edin Xheko (23-vjeçar), sulmuesi boshnjak i Volsfburgut dhe njëkohësisht edhe një nga zbulimet më të bujshme të këtij sezoni në kampionatin gjerman të futbollit, është shndërruar në një ndër objektivat kryesorë të skuadrave më të mëdha të Evropës. Paraqitjet e tij të shkëlqyera në këtë sezon kanë bërë, që të tërheqë vëmendjen e trajnerit të njohur të Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, i cili preferon ta ketë në të ardhmen në skuadrën e tij. Sipas informacioneve të bërë të njohura nga e përditshmja britanike "Daily Star", lojtari është vlerësuar te rreth 15 milionë eurot, shumë e cila konsiderohet e përballueshme nga "Djajtë e kuq".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›