E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Ibra, vjen Torres?

Që prej mbërritjes së tij në “Kamp Nou” gjatë merkatos së verës së shkuar (35 milionë euro + Eto), ish-shtatlarti i Interit nuk ka arritur të lërë gjurmë, duke mos u përshtatur plotësisht me skemat e trajnerit pep Guardiola. Konfirmimi erdhi në sfidën e fundit me Shtutgartin, ku suedezi luajti vetëm disa minuta në fund të ndeshjes.

Së fundi qarkullojnë zëra sipas të cilëve divorci mes lojtarit dhe klubit mund të jetë afër. Por BBC-ja shkon edhe më tej, duke hedhur hipotezën e një shkëmbimi të mundshëm mes Ibrës dhe sulmuesit spanjoll të Liverpulit, Fernando Torres. Ideja tjetër është ajo që sheh largimin e Zllatan Ibrahimoviçit për t’i bërë vend David Vilës nga Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›