Arrestohen 5 shtetas për trafik të jashtëligjshëm
Ata akuzohen për “Ndihmë për kalim t” paligjshëm të kufirit”. Në pranga kanë rënë shtetasit, Zenel Coka, 37 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tirane , i dënuar më parë për të njëjtën vepër; Gazment Muçaj 31 vjec, lindur në Fier dhe banues në Kamëz;
Njazi Lamaj, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz; Genci Muceku, 38 vjeç, lindur në Devoll dhe banues në Kamëz dhe Besnik Vlashi, 37 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrance dje gjatë momenteve duke ju dhënë ndihmë për të kaluar kufirin një grupi prej 14 personash në fshatin Vernik Devoll kundrejt një pagese nga 300 në 500 Euro. Këta shtetas janë mbajtur në mbikëqyrje për një periudhe prej dy muajsh.
U sekuestruan dy automjete të cilat shërbenin për transportin e personave, dy pasaporta dhe 5 copë telefona celulare.