E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken OKB sulmohen ambasadat ne Tripoli

Kombet e Bashkuara largohen nga Tripoli pas një serie sulmesh ndaj selisë së tyre aty. Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara dhe disa misioneve të huaja diplomatike janë kthyer në shenjestra të turmave të zemëruara pas sulmit ajror të NATO-s ku humbi jetën djali dhe nipërit e kolonel Gaddafit.

Në qytetin-port Misrata, ku zhvillohen luftime, dhe në bastionin e rebelëve Bengazi, Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme bënë të ditur burime nga  vendgjarja.  Mbështetësit e diktatorit libian Muamar el Gaddafi u vunë flakën ambasadave të Britanisë dhe Italisë në Tripoli. Sipas të dhënave, është sulmuar edhe misioni i SHBA-së.  Britania e Madhe reagoi ndaj sulmit duke dëbuar  ambasadorin libian në Londër.

Qeveria e SHBA-së dënoi sulmet dhe përsëriti se "Konventa e Vjenës" kërkon mbrojtjen e misioneve diplomatike. Qeveria e Libisë shprehu keqardhje për sulmet kundër ambasadave e zëvendësministri i Jashtëm, Khaled Kaim tha se forcat policore kishin mbetur në margjina nga fuqia e turmave të zemëruara nga sulmet e NATO-s. 

Në orët e para të së dielës një zëdhënës i qeverisë libiane deklaroi se djali i Gaddafit, Saif al Arab dhe tre nga nipërit e Gaddafit janë vrarë në një sulm ajror i NATO-s në Tripoli. Aleanca konfirmoi vetëm sulmet që kishin në shënjestër pikat ushtarake në kryeqytetin e Libisë. Në të tjera zhvillime, Misrata mbetet nën bombardim të pareshtur të forcave qeveritare libiane që kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme bombardimin e qytetit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›