Hije dyshimi mbi foton e Osama Bin Ladenit
Lajmi për vdekjen e kryeterroristit Osama Bin Laden dhe më pas edhe fotoja e publikuar nga mediat ndërkombëtare ku jepej lideri i Al Kaedës i vrarë duket se nuk i ka bindur skeptikët.
Ata dyshojnë se armiku më i madh i amerikanëve ka vdekur pasi sipas tyre fotografia e publikuar e Bin Ladenit të vrarë i ngjan asaj të atij të gjallë.
Elementet kryesore të fytyrës së Osama Bin Laden të vrarë në fotografi i ngjajnë mjaft asaj kur kryeterroristi ishte gjallë.
Sipas mediave ndërkombëtare të cilat krahasojnë dy fotografitë fytyra, sytë, veshët, goja...i ngjajnë shumë fotografisë së Osama Bin Ladenit kur ai ishte gjallë.