Vrasja e Bin Laden mesazhe urimi per Obamen nga Tirana zyrtare

Tirana zyrtare uron presidentin amerikan për kryerjen me sukses të operacionit që çoi në ekzekutimin e numrit një të Al Kaedës, Osama bin Laden. Presidenti Topi në mesazhin e urimit dërguar presidentit Obama e cilëson asgjesimin e Bin Ladenit si një nga fitoret më të mëdha të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për përmbushjen e misionit të vënies së drejtësisë në vend nga forcat amerikane me asgjësimin përfundimtar të Osama Bin Ladenit, duke arritur në këtë mënyrë shënimin e njërës prej fitoreve më të rëndësishme në luftën e gjatë e të vështirë kundër terrorizmit ndërkombëtar! Më lejoni, Zoti President, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh edhe njëherë urimet më të mira për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë t’Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre!” shkruan presidenti Topi në mesazhin e tij.
Vrasja e kreut të Al Kaedës është përshëndetur edhe nga kryeministri Berisha. Ai deklaroi se ekzekutimi i Bin Ladenit është një fitore e madhe e paqes dhe e të gjithë atyre që e konsiderojnë terrorizmin armikun kryesor të lirisë së tyre.“Ai mori atë përgjigje që meritonte prej vitesh. Kjo është një fitore e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , presidentit Barak Obama, është një fitore e madhe e paqes dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë terrorizmin si armik numër një të paqes dhe lirisë së tyre. Ky është lajmi më ngushëllues për familjarët e mijëra e mijërave viktimave të pafajshme, të sulmeve që kryeterroristi Bin Laden organizoi në shumë vende të botës” tha Berisha.
Ndaj lajmit për ekzekutimin e Bin Laden reagoi edhe kryetari socialist Edi Rama. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Tiranë Arvizu, duke i shprehur atij urimet më të mira, ndërsa theksoi se “Obama mbajti premtimin”.
Elona Mamushi