Iken Rafsanxhani kreu reformator i klerikeve

Ish presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanxhani e ka humbur pozitën kyçe si kreu i klerikut në Iran pas katër vitesh në këtë detyrë. Prej kohësh media më konservatore kishin spekuluar mbi mundësinë e heqjes së tij të kritikuar nga radikalët se ishte tepër i afërt me reformatorët.
Rafsanxhani është zëvendësuar nga posti i kreut të Asmblesë së Ekspertëve, organ shtetëror, i cili e zgjedh udhëheqësin suprem, i mbikqyr aktivitetet e tij dhe ka pushtet ta largojë atë. Rafsanxhani e mbante këtë post në katër vitet e fundit. Në vend të Rafsanxhanit është emëruar kleriku konservator, ajatollahu Mohamad Reza Mahdavi Kan, 80 vjeç. Rafsanxhani e kishte kritikuar shtypjen e protestave të opozitës pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.
Delina Bitraku