E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje model i ri ekonomie

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ka kerkuar celjen e nje debati kombetar per te percaktuar nje model te ri per ekonomine shqiptare.

Nxitja e ketij debati eshte shume i rendesishem per ne perderisa jemi te bindur se suksesi i nje vendi eshte rritja afatgjate dhe e qendrueshme e ekonomise ka deklaruar Fullani.

Gjate nje takimi me bankiere dhe intelektuale ne Gjirokaster zoti Fullani tha se modeli i ri kerkohet per shkak te pozicionit te dobet qe ka akutalisht ekonomia shqiptare.

Rritja ekonomike e mbeshtetur nen konsumin e nxitur nga kredia ka lene pasoja negative ne ekonomi. Borxhi eshte i larte si pasoje e kesaj politike ka nenvizuar Fullani.

Sipas guvernatorit modeli i ri duhet te orientohet drejt rritjes se prodhimit vendas dhe eksporteve te qendrueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›