E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Tonin Vocaj kryepolici i Elbasanit vjen ne Tirane

/ /

Ne vendin e tij eshte prezantuar drejtori i deritanishem i policise se Elbasanit Sajmir Muca. Ne kete eveniment ishte i pranishem dhe drejtori i pergjithshem i policise Hysni Burgaj. Mengjesin e djeshem efektivat e drejtorise se Tiranes jane njoftuar per ndryshimin e drejtuesve ku eshte bere prezantimi i Sajmir Muces dhe eshte komunikuar detyra e re e Tonin Vocajt i cili eshte emeruar drejtor i Drejtorise Kunder Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. Kryepolici Hysni Burgaj ka firmosur nje lloj rokade per tre drejtues te larte policie levizje qe vijne menjehere pas analizes vjetore te Policise se Shtetit. Keshtu vendin e lene bosh nga Tonin Vocaj e ka zene Sajmir Muca ndersa ne pozicionin e tij si drejtor i policise se Elbasanit eshte emeruar Jashar Vreka. Ky i fundit ka qene drejtor i krimit te organizuar ne Policine e Shtetit ku dje eshte emeruar ish-kreu i policise se Tiranes Tonin Vocaj. Emerimi i Sajmir Muces ne drejtimin e Policise se Tiranes pritej prej me shume se dy muajsh ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Nderkohe Tonin Vocaj eshte rikthyer serish ne nje detyre te cilen e ka ushtruar prej shume vitesh para se te drejtonte Policine e Tiranes. Dje Vocaj i ka dorezuar detyren qe ushtronte prej rreth 2 vjetesh Sajmir Muces i cili gjithashtu drejtonte policine e Elbasanit per nje kohe relativisht te gjate. Ndersa Jashar Vreka i cili zevendesoi Nikolin Balen ne Drejtorine Kunder Krimeve te Renda vetem disa muaj me pare dje u emerua drejtor ne Policine e Elbasanit. Analizat vjetore te kryera ne drejtorite e te gjitha qarqeve duket se kane bere diferencen dhe ne kete menyre Sajmir Muca eshte shperblyer nga drejtuesit e larte te Policise se Shtetit duke marre drejtorine me te rendesishme te policise ne vend. Nga ana tjeter treguesit per zbulueshmerine e krimeve dhe luften kunder krimit te organizuar kane transferuar edhe Tonin Vocajn ne krye te nje prej drejtorive me te rendesishme ate Kunder Krimeve te Renda per te cilen ka investuar vite te karrieres se tij ne Policine e Shtetit.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›