Shkoder shirat zgjerojne permbytjen
Gjate dites se djeshme eshte shtuar me rreth 1 mije hektare me teper siperfaqja e mbuluar nga uji e cila ishte tkurrur gjate diteve te qetesimit te situates. Liqeni e me pas lumenjte Kir e Gjader kane shkaktuar rritje te nivelit te ujit kjo provokuar nga prurjet malore. Siperfaqja e permbytur nga rreth 6 mije ha arriti serish ne 7300 ha. Por situata eshte totalisht nen kontroll pohoi mbreme kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e shtabit te emergjencave. Megjithate te dhenat e fundit kane cuar vemendjen tek banoret. Prefekti i qarkut Maxhid Cungu fillimisht gjate oreve te mesdites e me pas dhe kryeministri Berisha bene thirrje qe banoret e evakuuar te mos kthehen ne shtepite e tyre pa u qetesuar moti. Vazhdoni te qendroni ne konvikte ndersa te tjeret te largohen nga zonat e rrezikuara nga permbytjet deklaroi Berisha. Duke ndjekur situaten hap pas hapi rezulton nga shtabi i emergjences se lumenjte dhe perrenjte e zonave malore kane shtuar prurjet e tyre duke bere qe te rritet niveli i ujit ne nje pjese te mire te Nenshkodres. Jane rreth 54 mm shi te rena gjate 12 oreve te fundit - ka pohuar Cungu - qe kane sjelle nje perkeqesim te situates ne te gjithe qarkun e Shkodres e ne vecanti ne zonen e permbytur. Kjo ka bere qe lumenjte e Kirit dhe te Gjadrit te rrisin prurjet e tyre. Duke u rritur niveli i tyre eshte rritur dhe niveli ne liqenin e Shkodres si dhe ne lumin Drin e Buna. Rritje ka pesuar niveli i ujit ne argjinaturen e Dajcit duke demtuar nje pjese te saj e cila ishte ndertuar ne ditet e fundit. Ndersa ne qytetin e Shkodres niveli i ujit eshte pothuaj i njejte me ate te nje dite me pare ku vazhdon te jete me prezence uji pjeserisht zona e Livadheve. Ne fshatin Obot niveli i ujit eshte rritur me 10 cm. Nderkohe qe rritje te nivelit te ujit gjate nates ka pasur ne komunen e Berdices ne fshatin Trush i Poshtem duke e bere te pakalueshme segmentin Berdice-Velipoje. Me 15 cm eshte rritur dhe ne fshatrat e Dajcit ndersa ne Darragjat ka arritur 50 cm me shume sesa te henen si rezultat i rritjes se nivelit te prurjeve te ujit te lumit Kir. Me 30 cm eshte shtuar niveli i ujit ne Komunen Guri i Zi e konkretisht ne fshtrat Kuc dhe Vukatane. Sipas prefektit rritja ka qene e pranishme ne te gjithe zonen gje e cila ka rivene ne gatishmeri maksimale shtabin e emergjencave civile te qarkut ushtrine dhe policine si dhe institucione e drejtori te tjera sic jane ato te Shendetesise te Bujqesise dhe te Bordit te kullimit. Meta Shirat demtuan argjinaturen e Dajcit
Zv.kryeministri Ilir Meta i cili eshte dhe drejtuesi i shtabit qendror te emergjencave pohoi dje nga Shkodra se reshjet e fundit shkaktuan rritjen e nivelit te ujit. Ka pasur nje rritje te prurjeve per shkak te ndryshimit te temperaturave ne Alpet tona por edhe ne Malin e Zi. Ka pasur nje perkeqesim ne kuptimin e rritjes se kuotave ne nivelin e liqenit te Shkodres te ura e Bunes por edhe ne Dajc gje qe eshte reflektuar me nje rritje me gati 1000 ha te siperfaqes nen uje ne raport me nje dite me pare. Ka pasur disa shqetesime ne nje pjese te Bahcallekut ku per shkak te prurjeve te fuqishme te lumit Kir disa banesa jane permbytur. Sipas Metes shqetesime jane verejtur ne komunen e Dajcit ku eshte demtuar nje pjese e argjinaturave te fshatit Dajc ku po punohej prej nje kohe te gjate nga forcat e ushtrise dhe nga banoret atje. Megjithate ai pohon se jane marre masat qe te vazhdoje operacioni per furnizimin me ushqime per banoret dhe per blegtorine mbajtjen nen kontroll te rrugeve te kalimit si dhe vazhdimi i punes per perforcimin e argjinaturave.
Kryeministri Te nise urgjent vleresimi i demeve
Kreu i qeverise Sali Berisha urdheroi mbreme ngritjen urgjent te komisioneve te vleresimit te demeve per qytetin e Shkodres. Largimi i ujit sipas tij favorizon punen e grupeve te vleresimit ne lagjet e qytetit te Shkodres te cilat u permbyten qe nga 1 dhjetori. Zoti kryetar i Bashkise sapo te sillni vleresimin e demeve qeveria eshte e gatshme ti miratoje dhe te filloje demshperblimin sipas ligjit te digave. Me pas zonat e tjera pasi te lirohen nga uji plotesisht do ti nenshtrohen procesit te vleresimit te demeve. Ne i qendrojme detyrimit tone ligjor ndaj zonave te permbytura u shpreh kryeministri. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se drejtuesit vendore duhet qe urgjentisht te marrin masa antipermbytje duke ngritur kapacitete akomoduese si per njerezit ashtu edhe per gjene e gjalle. Jemi te vetedijshem qe ne zonat e rrezikuara banoret kane ndertuar ne fusha dhe te zhvendosesh te gjithe ato ndertime ka nje kosto te madhe prandaj te merren masa per te ndertuar stalla qendra akomodimi rezerva ushqimore per raste evakuimi.
SHKODER/ RITVAN DIBRA